Telegrafi

Jon Bon Jovi për pushime në rivierën kroate

Një nga këngëtarët më të njohur amerikan, Jon Bon Jovi do të kalojë pushimet me familjen në Kroaci.

Rokeri i famshëm u kap në një anije të ankoruar në Cavtat, së bashku me bashkëshorten, Dorothea Hurley dhe djalin më të ri, Romeon.

Shumë banorë lokalë nuk mund të besonin se 57-vjeçari po viziton plazhet kroate dhe se po shijon bukuritë e bregdetit të Adriatikut.

Ai është i martuar që nga viti 1989 me Dorothean dhe kanë katër fëmijë, Stephanie Rose, Jesse James Louise, Jacoba Hurley dhe Romeo Jon.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari po qëndron në Kroaci pasi që më parë ka mbajtur koncerte në këtë vend. Ai gjithashtu për një kohë të shkurtër ka banuar në Dubrovnik në vitin 2011. /Telegrafi/