Telegrafi

“Jom Rrit” vjen së shpejti nga Fero

Fero (Foto: Instagram)

Javë më parë është bërë e ditur se reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është zhvendosur në Berlin për të jetuar. 

Në të njëjtin vend, ai do të zhvillojë karrierën e tij, ndërsa ka themeluar edhe labelin e ri me Avni Halimin të quajtur “Skuadra Fero”.

Lexo po ashtu Fero zhvendoset në Berlin për të jetuar, nënshkruan kontratë të re

Kështu, ai po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore dhe njërin prej tyre siç bën të ditur pritet të publikojë së shpejti.

“25 Tetor”, ka shkruar reperi krahas imazhit, duke treguar se projekti i ri mban titullin “Jam Rrit” dhe se do të lansohet me klip më 25 tetor.

Fero nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, por në bazë të komenteve që ka marrë, fansat e tij mezi po e presin këngën e re.

Ndërkaq, të fundit këngë “Ride or Die” ai e lansoi në muajin qershor, pjesë e të cilit është edhe e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Feroniti përndryshe muaj më parë u largua edhe nga labeli “On Records”, grup ky në të cilin nisi karrierën muzikore dhe realizoi projekte mjaft të suksesshme, pa lënë anash edhe bashkëpunimet me emra të njohur të skenës. /Telegrafi/