Site icon Telegrafi

Jolie shkruan shqip në postimin për librin e saj duke përmendur Kosovën dhe Shqipërinë

(Foto: Getty/Instagram)

“Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është titulli i librit të botuar nga ikona hollivudiane, Angelina Jolie, në bashkëpunim me Amnesty International dhe Geraldine van Bueren.

Libri, në të cilin është përfshirë aktorja e famshme, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

48-vjeçarja ka njoftuar përmes profilit të saj në Instagram lidhur me librin e re, ndërsa në postimin e saj ka shkruar edhe në gjuhën shqipe duke u shprehur e kënaqur që vepra e saj ndodhet edhe në Shqipëri dhe Kosovë veç vendeve tjera.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë”.

Lexo po ashtu Angelina Jolie u jep mbështetjen e saj protestuesve iranianë që po kërkojnë ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet strikte të vendit

“Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja në postimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version