Site icon Telegrafi

Jolie prezanton në Kamboxhia filmin për krimet e Kmerëve të Kuq

Angelina Jolie e ka prezantuar në qendrën e tempujve të famshëm të Angkor filmin e ri kushtuar krimeve të kryera nga regjimi i Kmerëve të Kuq.

Aktorja dhe regjisorja amerikane është vendosur në Kamboxhia, vendi i origjinës së djalit të saj të adoptuar Maddox.

Lexo po ashtu Seriali turk bën bashkë Ronaldon dhe Jolien

Mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihamoni, si dhe disa të mbijetuar të regjimit komunist ishin nw mesin e 1.500 personave të ftuar në premierën e filmit “First They Killed My Father” (“D’abord ils ont tué mon père”).

Ky film është adaptim i librit të militantes për të drejtat e njeriut, Loung Ung, në të cilin ajo kujton tmerret e përjetuara nën regjimin që shkaktoi dy milionë të vdekur në vitet 1975-1979.

“Filmi reflekton brutalitetin e Kmerëve të Kuq”, konfirmoi Sin Chanchhaya, drejtor i departamentit të kinemasë dhe përhapjes kulturore kamboxhiane.

“Është një çështje shumë e rëndësishme për ne. Kamboxhianët janë shumë të interesuar për filmin”, ka shtuar ai. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version