Telegrafi

Jolie po kalon gjithnjë e më shumë kohë me Paul Mescal, përhapen thashetheme për lidhjen e tyre

(Foto: Getty Images)

Angelina Jolie po kalon gjithnjë e më shumë kohë me aktorin Paul Mescal dhe në rrjetet sociale kanë nisur të përhapen thashetheme se ata janë në një lidhje.

Gjegjësisht, paparacit i kanë fotografuar në një kafene në Londër, ku iu ishte bashkuar edhe vajza 16 vjeçare e aktores.

Para kësaj, Angelina dhe Shiloh e kishin parë shfaqjen “A Streetcar Named Desire” në teatrin Amelda, në të cilën luan Paul.

(Foto: Instagram/paulmescalpics)

Mescal së fundmi e ka ndërprerë fejesën me këngëtaren Phoebe Bridgers. Mediat amerikane raportuan se ajo e tradhtoi duke publikuar një fotografi teksa puthej me Matty Healy.

Ndërkaq, Angelina dhe Brad Pitt u shkurorëzuan në vitin 2019, ndërsa e kishte akuzuar aktorin për dhunë në familje. /Telegrafi/