Angelina Jolie ka vendosur që gjithë pasurinë e saj t’ia japë “djalit të saj të artë”, Maddox, i cili e ka mbështetur në periudhën e shkurorëzimit me Brad Pitt.
Aktorja ka vendosur që ta kthejë edhe mbiemrin e saj, Jolie, tashmë kur është ndarë zyrtarisht nga aktori.
“Brad është i acaruar për vendimin e Angelinas që të gjitha paratë t’ia lë Maddoxit”, ka thënë një burim anonim, citon Radar Online.
Në periudhën e ndarjes së çiftit ishte raportua se Pitt e kishte sulmuar Maddoxin në një aeroplan, gjatë udhëtimit nga Franca në SHBA.
Nga ai moment kishte filluar edhe shkatërrimi i martesës ndërmjet Angelinas dhe Bradit. /Telegrafi/