Telegrafi

Jolie flet për herë të parë për ndarjen nga Pitt: Gjithmonë do të jemi një familje!

Angelina Jolie ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga Brad Pitt dhe pasojat që i ka lënë ndarja te gjashtë fëmijët e tyre.

Aktorja e famshme, e cila është dëshmuar edhe si regjisore, ndodhet në Kamboxhia për të promovuar filmin e saj të ri, ndërsa në një intervistë për BBC ka folur me emocion dhe në lot për jetën e saj private.

Lexo po ashtu Jolie dhe Pitt ishin ndarë dy vjet para se ta bënin publik divorcin

“Nuk dua të flas shumë për këtë temë, vetëm dua të them se është një periudhë e vështirë dhe ne si familje do mbetemi gjithmonë një familje”.

Një prej çifteve më të famshme në Hollywood

“Ka qenë shumë vështirë. Shumë njerëz ndodhen në situata të këtilla. E gjithë familja ime ka kaluar një periudhë shumë të vështirë”, ka thënë Angelina.

Kujtojmë se Jolie i kishte dërguar dokumentet për shkurorëzim në shtatorin e kaluar dhe kishte kërkuar kujdestari të plotë për fëmijët. Mirëpo, për këtë gjë është duke u përballur në gjyq me Pitt, njofton Telegrafi.

“Fokusi im është te fëmijët, te fëmijët tanë. Ne jemi familje dhe gjithmonë do të jemi dhe kështu e konsideroj. Shpresoj që kjo të na afrojë në njëfarë mënyrë dhe të na bëjë më të fortë”, ka theksuar më tej aktorja.

Gjatë fundjavës, Angelina ishte e pranishme në Kamboxhia për premierën e filmit të saj, “First They Killed My Father”, që flet për krimet e Kmerëve të Kuq. Me të atje ndodheshin edhe gjashtë fëmijët e saj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Jolie prezanton në Kamboxhia filmin për krimet e Kmerëve të Kuq