Telegrafi

Jolie, falënderuese për mbështetjen

Gjesti i Joliet së fundi pushtoi mediat me këtë hap të saj dhe u lavdëruar për vendimin heroik. Dhe tash aktorja, e cila del për herë të parë në publik pas publikimit të lajmit për të shoqëruar Pitt në premierën londineze të filmit të tij të ri “World War Z”, ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Ndjehem shkëlqyeshëm, ndjehem për mrekulli dhe jam shumë, shumë falënderuese për gjithë mbështetjen. Kjo do të thotë shumë për mua”.

“Ai (Pitt) ka qenë i jashtëzakonshëm, thjesht i jashtëzakonshëm. Ai është një mashkull i mahnitshëm dhe një baba i mahnitshëm, dhe jam shumë, shumë me fat”.

“Kam qenë shumë e lumtur që kam parë diskutimet për shëndetin e femrave të zgjerohen dhe kjo do të thotë vetë botë për mua”.

“Pasi kam humbur nënën time për arsye të tilla, jam shumë falënderuese për këtë, dhe kam qenë shumë e shtyrë nga këto lloj mbështetjesh nga njerëzit”, ka thënë Jolie. /Telegrafi/