Për vite të tëra, Angelina Jolie i ka balancuar me sukses përgjegjësitë e shumta prindërore që kërkojnë trashëgimtarët e saj dhe karrierën e saj të aktrimit në Hollywood.
Në numrin më të ri të revistës Time, aktorja ka folur edhe për përvojën e saj me fëmijët. Nëna e gjashtë fëmijëve zbuloi se ajo kishte luftuar për një kohë të gjatë si prind i përsosur, dhe u lehtësua kur e kuptoi se një gjë e tillë thjesht nuk mund të arrihet.
Për katër vitet e fundit, Jolie ndodhet në luftë për kujdestari me ish-burrin e saj, Brad Pitt, për rolin e saj prindëror, transmeton KosovaPress.
“Në këtë kohë të pandemisë, mendimet e mia janë me të gjithë prindërit, nënat dhe baballarët që janë në shtëpi me fëmijët e tyre. Shpresoj që të gjithë arrijnë të qëndrojnë pozitivë, të qetë dhe të bëjnë gjithçka me shumë dashuri”.
“Një gjë që më ndihmoi ishte kur e mësova se është e pamundur të jesh prind i përsosur. Ajo që është më interesante është fakti se fëmijët tuaj as nuk duan që të jeni perfekt”.
“E vetmja gjë që ata dëshirojnë është ndershmëria. Gjëja më e rëndësishme është që të mos ndaleni së provuari. Kjo do t’i bëjë ata njerëz më të fuqishëm”, ka deklaruar Angelina.