Site icon Telegrafi

Jolie dhe Pitt do të kenë kujdestari të përbashkët ndaj gjashtë fëmijëve

attends Audi at the opening night gala premiere of 'By the Sea' during AFI FEST 2015 presented by Audi at TCL Chinese 6 Theatres on November 5, 2015 in Hollywood, California

Mosmarrëveshja e kujdestarisë së Angelina Joliet dhe Brad Pittit rreth gjashtë fëmijëve të tyre vazhdon më shumë se 20 muaj pasi dyshja kishte paraqitur kërkesën për shkurorëzim.

Sipas një urdhri të gjykatës që e ka siguruar CNN dhe të lëshuar javën e kaluar, Joliet i kërkohet t’u tregojë fëmijëve se “gjykata ka vendosur që edhe Pitt të ketë kujdestarinë ndaj tyre” dhe se të kesh një marrëdhënie të shëndetshme me të dy prindërit është e mirë.

Gjykata urdhëroi një skemë të përbashkët të kujdestarisë gjatë verës në të cilën fëmijët do të ndajnë kohën e tyre midis Los Angelesit dhe Londrës.

Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët – Maddox Jolie-Pitt, Vivienne Jolie-Pitt, Pax Jolie-Pitt, Sareum Srey Moch, Loung Ung, Knox Jolie-Pitt, Kimhak Mun (Getty Images)

Në dokumentet e gjykatës, gjyqtari këshilloi Jolien se marrëveshja e kujdestarisë ishte subjekt i ndryshimit.

“Nëse fëmijët e mitur mbesin të mbyllur tek babai i tyre dhe varësisht nga rrethanat që i rrethojnë këtë gjendje, mund të rezultojë me zvogëlimin e kohës që ata shpenzojnë me Jolien dhe mund të rezultojë se Gjykata ka urdhëruar si një lloj paraburgimi të Pitti në raport me fëmijët”, shkruan në njoftimin e gjykatës.

Lexo po ashtu Angelina Jolie tregon arsyen e ndarjes me Brad Pittin: Vdekja e nënës dhe kanceri im më bëri që të la anash bashkëshortin

Ndryshe, dyshja gjatë marrëdhënies së tyre disavjeçare ka tre fëmijë biologjik dhe po aq të adoptuar. /Telegrafi/

Exit mobile version