Site icon Telegrafi

Jolie dhe Pitt ndalin procedurat gjyqësore të shkurorëzimit

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk po dëshirojnë të shkurorëzohen.

Kështu së paku kanë pohuar për revistën amerikane “Us Weekly” se ish-çifti nuk ka vazhduar më tutje me procedurat e shkurorëzimit.

“Shkurorëzimi është ndalur. Ata nuk kanë bërë asgjë gjatë muajve të fundit rreth procedurave gjyqësore për shkurorëzim”, ka thënë një burim i afërt i aktorëve hollivudian.

E gjithë kjo pasi që aktori kishte pohuar se i ka lënë pas të gjitha problemet jetësore, dhe kjo ka bërë që të reflektojë edhe Jolie dhe të mos vazhdojë me procedurat gjyqësore.

Kujtojmë se çifti që u nda në muajin shtator të vitit 2016 ndërsa bashkë do të rrisin fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version