Site icon Telegrafi

Jolie dhe Pitt ishin ndarë dy vjet para se ta bënin publik divorcin

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin marrë vesh për ndarjen e tyre pas një zënke që kishin pasur pas ceremonisë së Academy Awards në vitin 2014 – njofton RadarOnline.com.

“Ajo është sjellë shumë keq atë natë duke u përpjekur që të tërhiqte gjithë vëmendjen nga ai me këmbën e saj qesharake”, ka thënë një burim i afërt me çiftin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Femrat me të cilat Brad Pitt ishte në lidhje para Angelinas, disa prej tyre janë befasi (Foto)

Më tej, sipas të njëjtit burim, Jolie ishte sjellë në mënyrë të tmerrshme, saqë Pitt e kishte shkurtuar festën me bashkaktorët e filmit “12 Years A Slave”.

Megjithëse në syrin publik shfaqeshin të lumtur…

“Ajo nuk e linte ta shijojë fitoren për asnjë sekondë… Ata patën një zënkë të madhe atë natë dhe u pajtuan që të ndaheshin”, ka thënë më tej burimi.

Gjatë dy viteve, ata ishin përpjekur që t’i tejkalonin problemet, por nuk ia dolën dhe për më shumë i përkeqësuan raportet, saqë tash janë në një luftë ligjore për ndarjen e pasurisë dhe për kujdestarinë ndaj fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version