Site icon Telegrafi

Jolie dhe Pitt arrijnë marrëveshje rreth fëmijëve, shkurorëzimi pritet të finalizohet së shpejti

(Foto: Getty Images)

Shkurorëzimi i Angelina Jolie dhe Brad Pitt pritet të finalizohet brenda disa javësh, pasi ish-çifti i famshëm ka arritur marrëveshje për kushtet e ndarjes.

Aktorët hollivudianë kanë vendosur që t’i rregullojnë raportet mes tyre për nder të fëmijëve që duhet t’i rritin bashkë.

(Foto: Getty Images)

Edhe Angelina edhe Brad ka vazhduar me jetët e tyre që nga ndarja, ndërkohë që procesi i divorcit u ka marrë shumë kohë për shkak të mospajtueshmërive.

“Tashmë është arritur marrëveshja për kushtet e shkurorëzimit. Ato janë duke u finalizuar nga ekipet ligjore të të dyja palëve, por do të nënshkruhen brenda disa javësh”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Angelina Jolie

“Është një kthim i madh që nga përfundimi i martesës, sidomos kur kihen parasysh deklaratat që Angelina i kishte bërë ndaj Bradit, mirëpo ata tash i kanë rregulluar raportet”.

(Foto: Getty Images)

“Të dy kanë vendosur se është shumë e rëndësishme për fëmijët e tyre që ata të kenë raporte të mira”, ka thënë një burim për The Sun on Sunday.

Problemet në arritjen e marrëveshjes për shkurorëzim kanë zgjatur me muaj të tërë për shkak të qasjes së Pitt në lidhje me fëmijët. Ai ka kërkuar që t’i shohë më shpesh fëmijët dhe tash është arritur marrëveshje për këtë gjë.

Brad dhe Angelina janë prindër të Maddox (16 vjeç), Zahara (13 vjeçe), Pax (14 vjeç), Shiloh (11 vjeç), dhe binjakët nëntëvjeçarë, Knox dhe Vivienne. /Telegrafi/

Exit mobile version