Telegrafi

Jolevski-Thimonier: Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes duhet të rritet edhe më tej

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, realizoi takim me ambasadorin francez në Shkup, Christian Thimonier, si edhe me atashetë e sapo emëruar turk dhe francez, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofthet nga Ministria e Mbrojtjes, Jolevski ka theksuar se bashkëpunimi me të dy vendet në sferën e mbrojtjes është në nivel të lartë dhe vazhdimisht duhet të tentohet që të rritet ky bashkëpunim.

Bashkëbiseduesit folën për nivelin e realizimit të planit për bashkëpunime dypalëshe. Jolevski falënderoi veçmas atasheun turk për bashkëpunimin me këtë shtet në misionin paqëruatjës në Afganistan./Telegrafi/