Site icon Telegrafi

Jolevski takon senatortë McCain dhe Cruz, diskutojnë për Maqedoninë

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, është duke zhvilluar vizitë pune në SHBA, ku është takuar me senatorët John McCain dhe Ted Cruz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede kanë qenë ngjarjet e tanishme të sigurisë që e preokupojnë Evropën, rajonin dhe Maqedoninë. Siç njofton Ministria e mbrojtjes, në takime është biseduar edhe për efektet e mundshme të rritjes së prurjeve të migrantëve, rrezikut nga terrorizmi bashkëkohor dhe kërcënimet tjera jokonvencionale.

Jolevski ka theksuar se sfidat para të cilave gjendet Evropa, përfshirë Evropën juglindore, kërkojnë ndërmarrjen e hapave strategjik, ku duhet të përfshihet ftesa për Maqedoninë në NATO dhe ratifikimi i anëtarësimit të Malit të zi në NATO, përfshirë MAP procesin për Bosnjën dhe Hercegovinën./Telegrafi/

Exit mobile version