Site icon Telegrafi

Jolevski: Ta respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, me rastin e festës së Pashkëve, ka drejtuar urim për pjesëtarët e ARM-së, të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë të bashkësisë krishtere. Ai thekson se kjo festë i posedon vlerat më të larta njerëzore, siç janë dashuria, paqa, respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi dhe ndihma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të detyruar të çmojmë këto vlera. Krishti na ka mësuar që dashuria të na udhëheq në jetë, dashuria ndaj Zotit, atdheut, të afërmve tanë dhe të bëjmë mirë ndaj shpirtrave tonë. Të bëjmë mirë ndaj njëri-tjetrit, të ndihmojmë dhe të respektohemi”, thuhet në urimin e Jolevskit./Telegrafi/

Exit mobile version