Le të mbarojmë Prokuroritë Themelore, të shohim sa do të plotësohen, në cilat prokurori dhe pastaj do të zgjedhim Prokurorinë për kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokurorinë e Lartë Publike. Të gjitha këto duam ta përfundojmë para festave, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski.
Në një deklaratë për media pas seancës së sotme të 80-të, në të cilën u zgjodhën 18 prokurorë të rinj në 12 prokurori në mbarë vendin dhe një prokuror themelor publik në Prokurorinë Publike Shtip, Jolevski theksoi se janë edhe dhjetë prokurorë të pazgjedhur.
“18 u zgjodhën, dhjetë mbetën të pazgjedhur. Disa prej tyre nuk paraqiten, një pjesë shumë e vogël, shumica u paraqitën në prokurori ku e dinin se nuk do të zgjidheshin. Kumanova, e cila është dy hapa nga Shkupi, askush nuk ka aplikuar, megjithëse kanë qenë të sigurt se do të zgjidhen në Kumanovë, ku ka mungesë të madhe të prokurorëve, por askush nuk ka aplikuar”, tha Jolevski.
Ai informoi se vetëm Prokuroria Publike në Kriva Pallankë ka mbetur e zbrazët./Telegrafi/