Situata në Prokuroritë Themelore është shqetësuese sepse janë ato që prodhojnë ato lëndë të mbetura. Punojnë, por punojnë aq sa munden me numrin e prokurorëve që kanë. Në këtë moment kemi 162 prokurorë, nga 244 që janë të nevojshëm, që do të thotë 82 më pak, tha sot kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.
Por, theksoi Jolevski, ky është një numër i madh dhe normalisht që tek qytetarët do të lind perceptimi se ata nuk janë të azhurnuar.
“Në prokurori gjithsesi nuk ka një prokuror të vetëm, në disa ka një e në disa dy prokurorë. Pyetja është se sa mund të arrijnë të mbulojnë gjyqet, para së gjithash. Për këtë arsye shpalljen për zgjedhje e kemi shtyrë deri në janar, kur do të kemi një numër të saktë nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë”, tha Jolevski.
Sipas Jolevskit, Prokuroria Publike kryesore në Shkup aktualisht ka numrin më të madh të prokurorëve, ndërsa problemi i madh është në të gjithë prokuroritë tjera./Telegrafi/