Puna e prokurorisë, e posaçërisht e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është vendimtare në luftën kundër korrupsionit dhe mendoj se prokuroria tani do të duhet të punojë pak më shumë dhe më intensivisht, tha sot kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.
Sipas Jolevskit, rezultatet do të shihen kur të fillojnë të hapen lëndët, duke theksuar se është një proces më i gjatë dhe rezultatet nuk mund të shihen menjëherë.
“Duhet të fillojë procedimi dhe të hapen çështje ku është e dukshme, ku tashmë ka indikacione për të kontrolluar të gjitha ato akuza dhe nuk na duhet vetëm të na thonë nga jashtë, ne vetë dimë për shumë vende, i dëgjojmë dhe nga ju mediat dhe mendoj se prokurorisë do t’i duhet pak më shumë tani që ka një kryetar, në mënyrë që prokuroria të fillojë të punojë më intensivisht në ato raste”, tha Jolevski.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, theksoi ai, është punë e të gjitha prokurorive, por ndjekja e krimit të organizuar është ekskluzivisht në kompetencë të asaj prokurorie, ndërsa prokuroritë e tjera në kuadër të kompetencave të tyre do të duhet të zbardhin ato raste që kanë në zonat e tyre në nivel lokal./Telegrafi/