Site icon Telegrafi

Jolevski: Politika e dyerve të hapura të NATO duhet të vazhdojë edhe pas Samitit të Varshavës

Ministri për mbrojtje i Maqedonisë, Zoran Jolevski sot në Varshavë të Polonisë, morri pjesë në konferencën „Politika e dyerve të hapur e NATO në Varshavë dhe pas Samitit“ organizuar nga German Marshall Fund, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin  e tij ai ka theksuar se konsensusi politik dhe shoqëror për realizimin e perspektivave evropiane dhe euroatlantike në Maqedoni mbetet e pandryshuar.

“Ky prioritet strategjik, ka qenë faktor motivues për Maqedoninë që për më tepër se dy dhjetëvjeçarë të investohet në proceset e reformave të cilët i përfshijnë të gjithë segmentet e jetës shoqërore” ka thënë Jolevski.

Ai ka shtuar se Maqedonia do të vazhdojë në rrugën e NATO dhe se anëtarësia në NATO do të kontribuojë për në situatë më të qëndrueshme dhe më të sigurt në Ballkan dhe rajon.

Gjatë panelit Jolevski e ka shfrytëzuar mundësinë që edhe një herë ta urojë Malin e Zi për proceset reformuese të cilët e sollën pranë Aleancës.

Përpos pjesëmarrjes në konferencë, ministri Jolevski ka realizuar edhe takim me kryetarin e Komisionit për mbrojtje të Parlamentit të Republikës së Polonisë, Michael Jach me të cilin ka diskutuar për sfidat e sigurisë me të cilët ballafaqohet Maqedonia dhe njëkohësisht është biseduar edhe për anëtarësinë e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

 

Exit mobile version