Site icon Telegrafi

Jolevski-Pendesh: Maqedonia dhe Bosnja kanë të njejtin qëllim

Në takimin e sotshëm të ministrave të mbrojtjes nga Maqedonia dhe Bosnja, Zoran Jolevski dhe Marina Pendesh të dy deklaruan se Maqedonia dhe Bonja kanë të njejtin qëllim – paqe, siguri dhe prosperitet në të gjithë rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për ne si shtet, ska dyshim se vetëm Ballkani i integruar mund të sjell siguri në të gjithë Evropën, këtë e dëshmoi edhe fakti gjatë krizës së refugjatëve”, deklaroi Jolevski.

Në kuadër të bashkëpunimit me Bosnjën, Jolevski u shpreh: “Bosnja na ka besuar arsimimin e liderëve dhe oficerëve të rinj dhe ky është një motiv shtesë për të vazhduar bashkëpunimin”.

Ministrja Pendesh u shpreh se të të dy vendet kanë bashkëpunim të zhvilluar i cili është në përputhje me dy vende partnerë dhe miq. Gjatë ditës së sotme ministri i mbrojtjes do të ketë takim edhe me kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Mbrojtje dhe Siguri në paralamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me komandantin e EUFOR-ALTEA./Telegrafi/

Exit mobile version