Telegrafi

Jolevski në konferencë në Uashington

Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, me ftesë të Fondacionit  Bertelsmann, sot do të merr pjesë në Konferencën e 8-të vjetore të fondacionit me temë „Rrjedhat e emigrimit, fakte, fikcion dhe politikë“, që mbahet në Uashington, ShBA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur MM, Jolevski është një nga panelistët kryesorë në temën „Tejkalimi i kufijve: Kërkimi i stabilitetit në një epokë të lëvizjes globale“, së bashku me Madeleine Albright, kryetare e Albright Stonebridge Group dhe ish sekretare shtetërore e ShBA, David Miliband, kryetar i Komitetit ndërkombëtar për shpëtim dhe ish sekretar shtetëror për punë të jashtme të Britanisë, dhe Rita Süssmut, ish kryetare e Bundestagut gjerman.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim me Financial Times dhe u dedikohet rrjedhave të emigrimit dhe rolit të politikës në trajtimin e tyre

Nga MM në njoftimin e tyre bëjnë të ditur se në ditët në vijim, ministri Jolevski do të zhvillojë më tepër takime me përfaqësues të Kongresit, Senatit, administratës dhe komunitetit think-tank./Telegrafi/