Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot dhe nesër do të merr pjesë në forumin ndërkombëtar „To Be Secure“, që do të mbahet në Budva, Mal të Zi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën në fokusin e të cilës do të jetë „Siguria globale – sfidat dhe përgjigjet“, ministri Jolevski do të flet në panelin dedikuar mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian dhe Evropës Juglindore, në respekt të krizës së emigrantëve.
Këtë vit, forumi ndërkombëtar në Mal të Zi do të tubojë në një vend përfaqësues të lartë të NATO, të vendeve anëtare dhe partnerëve. Një pjesë e oratorëve në forum, siç bën të ditur MM, janë zëvendës sekretari gjeneral i NATO, Alexander Vershbow, ministrat e jashtëm të Turqisë, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Mevlut Çavushoglu, Ditmir Bushati dhe Igor Crndak si dhe ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Milica Pejanoviq – Gjurishiq.
Gjatë diskutimit presidencial lidhur me sigurinë dhe përgjegjësinë e përbashkët, do të jenë të pranishëm edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, Filip Vujanoviq dhe Borut Pahor, thuhet në njoftimin e MM./Telegrafi/