Site icon Telegrafi

Jolevski: Maqedonia kontribon për paqen dhe sigurinë në botë

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën „E ardhmja e zgjerimit të NATO-s dhe kufijt e rinj të sigurisë evropiane“, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ka thënë se Maqedonia është e përkushtuar seriozisht në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit me Greqinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shtuar se një ftesë për Maqedoninë në Samitin e Varshavës do të ndihmonte në forcimin e masave të besimit në mes të dy vendeve. Njiherit, ministri ka përuruar Malin e Zi, për ftesën e marrë për në NATO, ndërkaq theksoi se Maqedonia është shndërruar në vend që kontribon për paqen dhe sigurinë./Telegrafi/

Exit mobile version