Në konferencën në Washington kushtuar krizës së refugjatëve sirianë, u tha se refugjatët e këtij vendi janë problem global dhe se SHBA-të dhe BE-ja duhet bashkarisht të veprojnë për të etjkaluar krizën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pjesmarrës në këtë konferencë ishte dhe ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, i cili tha se Maqedonia u tregua si një faktorë serioz dhe vend që ka vepruar me konstruktivitet në kontrollimin e krizës me të cilën ballafaqohet Evropa.
Jolevski përmendi koordinimin e forcave policore të vendit me ato të vendeve tjera të ”rrugës ballkanike”, duke bërë thirrje për sinkronizim të programeve kombëtare për mbështetje të refugjatëve, me qëllim uljen e rreziqeve./Telegrafi/