Site icon Telegrafi

Jolevski: Maqedonia është e gatshme për në NATO

Zv. ndihmës sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Brian Hyt Yee, gjatë qëndrimit në Maqedoni, ka ralizuar takim edhe me ministrin e mbrojtjes, Zoran Jolevski, transmeton Telegrafi.

Të dy përfaqësuesit e shteteve deklaruan se Maqedonia ështa pandashëm e lidhur me NATO-n dhe se ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancë.

Jolevski tha se proceset dhe programet e zhvilluara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës tregojnë se vendi është i gatshëm për anëtarësim në NATO, ndërkaq, Hoyet Yee tha se SHBA-ja i njeh praktikat e mira në procesin e reformimit të Armatës dhe të mbrojtjes dhe se SHBA-të japin mbështetje të plotë të vazhdueshme për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Temë e bisedës ndërmjet ministrit Jolevski dhe zv. ndihmës sekretarit, Hoyt Yee, ka qenë edhe kriza e refugjatëve dhe angazhimi i Maqedonisë në menaxhimin e kësaj krize./Telegrafi/

Exit mobile version