Republika e Maqedonisë e ka merituar vendin e saj si anëtare e NATO, ka theksuar ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në takimet e sotme të ndara me ministrat e mbrojtjes së Turqisë, Estonisë, Italisë dhe Suedisë, në margjinat e Samitit të NATO në Varshavë, Poloni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Me reformat e zbatuara, pjesëmarrjen në misionet e udhëhequra nga Aleanca, ndër-operabilitetin e konfirmuar me Armatat e vendeve anëtare të NATO gjatë stërvitjes ushtarake “Anakonda”, si dhe fakti që Maqedonia dhe NATO i ndajnë vlerat dhe qëllimet e njëjta globale, ne kemi treguar qartë se vendi i Maqedonisë është në NATO, ka porositur Jolevski, informojnë nga MM.
Siç theksohet në njoftimin e MM, ministrat kanë theksuar se do ta përkrahin Maqedoninë në aspiratat e saj që të bëhet anëtare e Aleancës.
Gjatë ditës së nesërme siç njoftojnë nga MM, Jolevski do të flet në takimin e përkushtuar për Platformën për ndër-operabilitet, në nivel ministror./Telegrafi/