Telegrafi

Jolevski: Maqedonia dëshmoi që është partner serioz, e ka mbështetjen tonë

Në takimin e sotëm midis ministrave të Maqedonisë dhe Hungarisë, Zoran Jolevski dhe Istvan Simicsko në Budapest, siç njofton MM, ministri Simicsko ka shprehur falënderim për përpjekjet e Maqedonisë për menaxhim të suksesshëm me krizën e emigrantëve dhe ka theksuar që Hungaria jep mbështetje të plotë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në familjen euroatlantike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Jolevski ka folur për aktivitetet dhe rolin e Maqedonisë në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

– Maqedonia dëshmoi që është partner serioz në menaxhimin e sfidave të ndërlikuara të sigurisë. Si pjesë e Evropës Juglindore, në mënyrë të vazhdueshme kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik. Në këtë kontekst, kontribuojmë në mënyrë aktive në përpjekjet kolektive për ballafaqim me sfidat, kërcënimet dhe rreziqet bashkëkohore, ka thënë ministri Jolevski.

Ai i ka shprehur argumentet përse Republika e Maqedonisë meriton të merr ftesë për anëtarësim në NATO dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/.