Site icon Telegrafi

Jolevski-Macierewicz: Polonia mbetet mbështetëse e Maqedonisë

Polonia gjithmonë do ta mbështesë Maqedoninë në proceset integruese dhe më tej do të angazhohet për politikën e dyrve të hapura të NATO-s, porositi ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz në takimin e djeshëm dypalësh në Vrashavë me kolegun e Maqedonisë, Zoran Jolevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jolevski shtoi se Maqedonia dhe Polonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes dhe se presin mbështetje pa rezervë gjatë samitit të ardhshëm në Varshavë për realizim të qëllimeve strategjike.

Gjatë bisedës, dy ministrat kanë shkëmbyer opinione për gjendjen gjeopolitike dhe për sfidat me të cilat përballet Evropa. Ata njëherit kanë biseduar për procesin e modernizimit të dy armatave dhe mënyrat në të cilat kjo mund të arrihet. /Telegrafi/

Exit mobile version