Telegrafi

Jolevski-Kitaroviq: Proceset integruese janë interes strategjik për Evropën

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, gjatë qëndrimit në Kroaci ka realizuar disa takime dypalëshe me homologët e tij të Ministrisë Resore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, Jolevski është takuar me kryetaren kroate, Kolinda Garbar – Kitaroviq, e cila, siç thuhet, ka shprehur mbështetjen e saj për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit janë patjuar se proceset janë në interes strategjik për Evropën, duke shkëmbyer edhe mendime për gjendjen e sigurisë në rajon. Jolevski është takuar edhe me Damir Kërstiçeviq, ministër i mbrojtjes i Kroacisë, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin dypalësh në sferën e mbrojtjes, me theks të veçantë në sferën e arsimit./Telegrafi/