Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në kuadër të intervistës për të shtunën, ka kërkuar fikjen e kamerave, duke u ndjerë keq nga pyetjet e gazetares së Alsat M, Natasha Stojanovska, dhe duke i’u shmangur pyetjeve të saj në lidhje me temën e përmbytjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
I pyetur lidhur me listën e sendeve që institucionet kishin kërkuar nga ambasadat e huaja për rastin e përmbytjeve, pranoi se përse të mos kërkoheshin edhe sende të panevojshme dhe jo urgjente, duke theksuar se kriza ishte mundësi e mirë për të kërkuar sa më shumë ndihma të huaja, këtë gjë e ka konfirmuar edhe televizoni në fjalë.
Kujtojmë opinionin se, pas edicionit të lajmeve politike do të jepet intervista e plotë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dDCYEozgvAc