Site icon Telegrafi

Jolevski: Eurointegrimet janë parësore për Maqedoninë

Ministri i mbrojtes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, është takuar me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim, Jolevski ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, kontrobon në forcimin e stabilitetit dhe përparimit në rajon, kurse eurointegrimet janë parësore për Maqedoninë.

Siç njofton Ministria e mbrojtjes, në takim është diskutuar për samitin e radhës të NATO-s, që do të mbahet në Varshavë, në muajin e ardhshëm, ndërkaq është biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh, në aspektin e mbrojtjes./Telegrafi/

Exit mobile version