Ministri i mbrojtjes dhe ai i punëve të jashtme, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki në Kazermën “Ilinden” – Shkup u takuan me përfaqësues të delegacionit të lartë të kongresit të SHBA-së të cilët janë për vizitë në batalionin e policisë ushtareke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Delegacioni i përbërë nga kongresistë të kryesuar nga kongresisti Bob Gudlat i cili është kryetar i Komiteti për gjyqësi kishin mundësinë me aktivitetet e batalionit të policisë ushtareke dhe pjesëmarrjes së tyre të deritanishme në misionet paqësore.
Jolevski në fjalimin deri tek kongresistët dhe anëtarët e tjerë të delegacionit dërgoi falënderim për mbështetjen dhe ndihmën e deritanishme të SHBA-së lidhur me pajisjen, pjesëmarrjen në trajnime dhe stërvitje me qëllim të avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të ARM-së dhe theksoi se bashkëpunimi i lartë i deritanishëm me SHBA-në do të vazhdojë edhe më tej.
Delegacioni i Kongresit të SHBA-së nga 6-15 maj qëndron për vizitë në Greqi, Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Itali./Telegrafi/