Ish-mbrojtësi i njohur, Joleon Lescott, ka ‘pranuar aksidentalisht’ një ofertë të çuditshme për të luajtur një lojë të vetme për klubin spanjoll, Racing Murcia.
Sipas Sam Lee nga The Athletic, ish-qendërmbrojtësi i Anglisë thuhet se është afër të luajë për Racing Murcia dhe shprehu interesin e tij për t’u rikthyer nga pensioni në moshën 38-vjeçare.
Në anën tjetër, sipas Daily Mail, Lescott besohet të ketë qenë nën përshtypjen se ai do të luante një lojë miqësore apo bamirësie.
Nuestro presidente Morris Pagniello @MorrisPagniell2 y el club #RacingMurcia están felices de anunciar el fichaje de la estrella inglesa Joleon #Lescott @JoleonLescott, que disputará el partido de #CopaDelRey contra @LevanteUD.#England #ManCity #futbol #RacingCityGroup pic.twitter.com/4udIsndMPh
— Racing Murcia FC (@racingmurciafc) November 27, 2020
Sidoqoftë, klubi spanjoll i divizionit të katërt ka konfirmuar marrëveshjen me të në mediat sociale dhe thotë se ai do të luajë për ta në një ndeshje të ardhshme të Copa Del Rey me skuadrën e La Ligas Levante, muajin tjetër.
Periudha e fundit që luajti dy herë fituesi i Ligës Premier, Lescott, ishte me klubin Sunderland në vitin 2017.
Segunda B side Racing Murcia, who have Mathias Pogba on their books, have announced the signing of Joleon Lescott. The defender will play in the Copa del Rey against Levante – it isn't announced how long the deal is for, though. Lescott last played for Sunderland in May 2017 pic.twitter.com/wVjr31bf17
— Will Unwin (@Will_Unwin) November 27, 2020
Momentalisht ai ka është te Manchester City duke punuar si menaxher huazimesh dhe kjo marrëveshje jashtëzakonisht afatshkurtër do të thotë se ai do të jetë ende në gjendje të kryejë atë rol së bashku me detyrat e tij të ekspertit në BT Sport.
Racing ka vëllain e Paul Pogba, Mathias, në skuadrën e tyre, ndërsa kohëve të fundit bëri një përpjekje për të sjellë ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o nga pensionimi. /Telegrafi/