Telegrafi

Jol: Van Persie lideri i United

Ishte Rooney ai i cili shënoi golin e fitores së United ndaj Fulhamit në takimin e vikendit, por Jol mendon se është Van Persie ai që i bën Djajtë e Kuq një skuadër të veçantë.

“Rooney ju shkakton probleme pasi ai luan prapa mesfushorëve në atë vrimë dhe ai është shumë i mprehtë, por Van Persie është njeriu kryesor”.

“Është ai i cili i siguron ata me lëvizje dhe kombinime. Ai do të jetë golashënuesi kryesor në Ligën Premier sërish, siç ishte vitin e kaluar. Ai shënon shumë gola”.

“Van Persie është si Zlatan Ibrahimovic. Kudo që Zlatan shkon, ai mbetet kampion. Mendoj se Van Persie ka atë kualitet. Nëse të tjerët janë të pavlefshëm, ai nuk do ta fitojë titullin i vetëm. Por United është një ekip shumë i mirë – plus ata e kanë Van Persien”, ka thënë Jol. /Telegrafi/