Telegrafi

Jol të hënën trajner i Fulhamit?

Kjo është një goditje e rëndë për konkurrencën në Ligën Premier, pasi që të gjithë menduan se Fulhami nuk mund t’ia paguajë holandezit 2 milionë funte ashtu si te Ajaxi, por tani duket se pronarët e Fulhamit e kanë bërë këtë, duke shtuar dhe garancitë për transferime.

Në Holandë ky transferim i Jol në Ligën Premier është shokues, pasi që Ajaxi është shumë pranë Ligës së Kampionëve. Arsyet e një largimi të mundshëm të Jol mund të jenë mungesa e fondeve për të shpenzuar dhe spekulimet për shitjen e lojtarëve më të mirë si Luis Suarez dhe Gregory Van der Wiel. /Telegrafi/