Telegrafi

Jokeri do të jetë një komik i dështuar në filmin e ri, të cilin pritet ta portretizojë Joaquin Phoenix

Filmi i ri për Jokerin, karakterin e pëlqyer negativ, do ta paraqesë atë si një komik të dështuar.

Todd Phillips do të jetë regjisor i filmit, ndërsa protagonistin negativ pritet ta luajë Joaquin Phoenix. I famshmi Martin Scorsese është producent ekzekutiv i projektit.

Heath Ledger në rolin e Jokerit (“The Dark Knight”, 2008)

Jokeri në këtë film do të paraqitet si një komik ‘stand up’ nga vitet e tetëdhjeta, të cilin një tragjedi personale e shndërron në keqbërës.

Ngjarja është e bazuar në stripin komik, “The Killing Joke”, nga viti 1988, të cilin e kishin publikuar Alan Moore dhe Brian Bolland.

Jack Nicholson në rolin e Jokerit (“Batman”, 1989)

“The Killing Joke” edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një prej ‘stripave’ më të mirë për Batmanin.

Xhirimet e filmit të ri pritet të fillojnë kah mesi i këtij viti, ndërkaq realizimi është duke u vonuar për shkak të korrigjimeve në skenar.

Jared Leto në rolin e Jokerit (“Suicide Squad”, 2016)

Todd Phillips është i angazhuar edhe për këtë pjesë, ndërsa skenarin është duke e përgatitur në bashkëpunim Scott Silver.

I ndjeri Heath Ledger, si dhe aktori dhe rokeri, Jared Leto, janë yjet që e kanë portretizuar Jokerin në vitet e fundit. /Telegrafi/