Telegrafi

Joker – filmi më fitimprurës nga librat komikë

Joker ka arritur të bëhet filmi më fitimprurës i dalë nga librat komikë i të gjitha kohërave, pasi ka mbledhur më shumë se 950 milionë dollarë në arkën mbarëbotërore, edhe pse ka pak kohë që është shfaqur në kinema.

Filmi në fjalë tregon historinë se si Arthur Fleck (luajtur nga Joaquin Phoenix) bëhet Joker, armik i Batman dhe një nga vrastarët më të famshëm të librave komikë ndonjëherë.
Momentalisht ka fituar 15 herë më shumë se sa shuma e shpenzuar për t’u realizuar, siç raporton Forbes.

Regjisori Todd Phillips e bëri filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, një pjesë e buxhetit të shumë përshtatjeve të librave komikë.

Joaquin Phoenix në filmin “Joker” (Foto: Screenshot/Warner Bros)

Avengers: Endgame, filmi më i lartë bruto i të gjitha kohërave, ka fituar afër 2.8 miliardë dollarë por kishte një buxhet prej 356 milionë dollarë.

Lexo po ashtu "Joker" me përfitime prej afro një miliard dollarë

Endgame ka bërë më shumë në arkë në përgjithësi, por Joker ka fituar më shumë në raport me atë sa është shpenzuar për t’u realizuar.

Joaquin Phoenix në filmin “Joker” (Foto: Screenshot/Warner Bros)

Filmi “Joker” po ashtu e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. /Telegrafi/