Të shtunën (24 dhjetor), këngëtarja 31-vjeçare, Jojo, njoftoi se i fejuari i saj tashmë, Dexter Darden, i ka propozuar.
“Përgjithmonë me ty? Duke festuar Krishtlindjet si e fejuar tani!!”, shkroi JoJo shkroi krahas fotografive dhe videove nga propozimi – të cilat janë i postoi në Instagram.
“Qenia njerëzore më krijuese, pozitive, e pashme, e fortë, e dashur, më kërkoi të martohesha me të. Pra, padyshim që thashë PO!!.Faleminderit për surprizën më epike të ditëlindjes ndonjëherë”, ka shkruar këngëtarja ndër tjera.
Në fillim të këtij muaji, Darden bëri një dedikim për gruan e tij të ardhshme në ditëlindjen e saj me një postim të ëmbël në Instagram.Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të çiftit, shkruan People.
“Gëzuar ditëlindjen yllit më të ndritshëm në universin tim, rrahjet në zemrën time, gruan për të cilën jam lutur. Faleminderit që më sfidove, më shtyve të jem njeriu më i mirë që mund të jem dhe që më bëre të buzëqesh kur askush tjetër nuk mundet. Ti je dhurata nga Zoti për botën, dhe dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”, shkroi ylli i “Saved by the Bell” në postimin e tij.
Ndërkohë, JoJo në tetor lansoi EP-në “Trying Not to Think About It”. /Telegrafi/