Telegrafi

Johnson: Tash jam më i pjekur

“Do të them se jam më i pjekur. Ka pasur disa incidente të cilat u qetësuan dhe ishin krejtësisht gabim. Kjo nuk është për t’u shqetësuar. I kam lënë prapa dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Johnson.

“Jam moshuar. Jam duke u përmirësuar gjithë kohën dhe kjo ka qenë faktor kyç. Më herët nuk luaja, andaj ishte e pamundur të përmirësohesh nëse nuk luan”, ka shtuar lojtari.

Johnson po ashtu thotë se ai e shfrytëzon Kupën Botërore që zhvillohet verën e ardhshme në Afrikën e Jugut, si motivim për të luajtur mirë dhe për të qenë pjesë e saj.