Futbollisti anglez Adam Johnson është shpallur fajtor në një nga akuzat për marrëdhënie seksuale me një fëmijë dhe është liruar nga një akuzë tjetër.
28-vjeçari është liruar nga akuza e parë, por sipas gjykatës në Bradford ai është fajtor në akuzën e dytë.
Ai tani rrezikon 14 vjet burgim dhe dënimi pritet të jepet në dy ose tri javë, transmeton Koha.net.
Johnso kishte pranuar se kishte puthur një vajzë 15-vjeçare, por kishte mohuar dy akuza tjera për marrëdhënie seksuale me një fëmijë.