Telegrafi

Johnson paralajmëron masa më të ashpra kundër COVID-19, kontrolle të rrepta në kufijtë e vendit – shkollat mbeten të mbyllura edhe gjatë shkurtit

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë që qeveria sot pritet të vë masat edhe më të rrepta përgjatë vijave kufitare, pasi numri i viktimave nga COVID-19 në Britani ka tejkaluar shifrën prej 100 mijë.

“Ministri i Punëve të Brendshme do të vë masa edhe më të ashpra për ato vende që janë në listë të kuqe, kjo pas shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit”, ka deklaruar Johnson në parlamentin britanik, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se shkollat do të mbeten të mbyllura edhe gjatë muajit shkurt, duke shpresuar që programi i vaksinimit do t’ju mundësojë t’i hapin ato më 8 mars.

Kryeministri Johnson është i bindur se pas këtij veprimi do të hiqen kufizimet ekonomike e sociale – përkatësisht atëherë kur numrat e të infektuarve dhe të vdekurve të bien dukshëm.

Ndërkaq i pyetur se cila është zgjedhja dhe pse Britania e Madhe ka numrin më të madh të vdekurve në Evropë, ai tha se nuk ka përgjigje konkrete në këtë pyetje. /Telegrafi/