Site icon Telegrafi

Johnson: Nëse nuk do të kishim tani masa, Vitin e Ri do ta mirëprisnin të mbyllur

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, paralajmëroi sot se, nëse masat kufizuese do të lehtësohen, vendi do të ishte plotësisht i mbyllur për Vitin e Ri.

Sipas Independent, Johnson tha se veprimet e ndërmarra për të ndaluar coronavirusin ndihmuan në parandalimin e shembjes së sistemit shëndetësor, raporton reuters.

“Ne kemi arsye të besojmë se deri në pranverë, duke testuar dhe vaksinuar, ne mund t’i japim fund epokës së masave kufizuese”, pohoi kryeministri.

Lexo po ashtu Mjeku amerikan tregon se çka sheh një pacient kur është duke vdekur nga COVID-19

“Sidoqoftë, për të arritur atje, ne së pari duhet të shtyjmë dimrin e vështirë, kur sistemi shëndetësor do të jetë nën sulm, sepse moti i ftohtë i përshtatet kurorës”, tha ai.

Ndryshe, Britania deri më tani ka regjistruar 1.57 milion raste me coronavirus gjersa kanë vdekur mbi 57 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version