Site icon Telegrafi

Johnson mund të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtë, disa i bëjnë thirrje të ikë që tani

Dy ish-ministra i kanë thënë The Guardian se mendojnë se nuk është e mundur që Johnson të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtë.

Njëri tha: “Ai duhet të largohet sonte, Raab duhet ta marrë detyrën”. Një tjetër tha: “Ai duhet të dorëzojë vulat e detyrës sot dhe të shkojë. Kështu që ne mund të kemi një kryeministër në detyrë”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Boris Johnson pritet të japë dorëheqje

Një tjetër burim shumë i lartë konservator që ka qenë me Johnsonin gjatë 48 orëve të fundit tha se sjellja e tij nënkuptonte se ishte e rrezikshme për vendin që ai të qëndronte. Burimi tha:

“Sjellja e tij në 48 orët e fundit ishte e pamatur dhe e çrregullt. Atij nuk mund t’i besohet drejtimi i vendit deri në vjeshtë. Zoti e di se çfarë do të bëjë”.

Një ish-këshilltar i qeverisë tha se ishte “e rrezikshme” që Johnson të qëndronte në post. Një tjetër ish-ministër e quajti atë “një turp”.

Reagim të ngjashëm ka pasur edhe nga ana e ministres së Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila thotë se mendon se “nuk është e qëndrueshme” që Boris Johnson të qëndrojë kryeministër deri në vjeshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version