Site icon Telegrafi

“Johnson mik i Serbisë, nuk mbështeti bombardimet në vitin ‘99”

Ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, ka ngritur polemika në diplomacinë botërore.

Kryeministri serb, Aleksader Vuçiq, ka thënë se para së gjithash, Johnson është mik i Serbisë dhe me të ka kontakt shumë të mirë, transmeton Koha.net.

Vuçiq në konferencë për medie, pas rakimit me kryetarin e Republikës Srpska në BeH, ka thënë se Johnson ka qenë në Serbi gjatë vitit 1999.

“Johnson nuk ka mbështetur bombardimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke përfunduar se ka mundësi që atë dhe kryeministren Theresa May t’i presë për vizitë në Beograd.

Exit mobile version