Kryeministri britanik Boris Johnson po emëron anëtarët e rinj të kabinetit pas disa dorëheqjeve vetëm pak çaste para se të njoftojë dorëheqjen e tij.
Johnson e ka emëruar Greg Clark-un si Sekretarin e ri të Shërbimeve Publike, duke zëvendësuar Michael Gove, transmeton Telegrafi.
Kit Malthouse bëhet kancelar i Dukatit të Lancasterit, ministri më i lartë në Zyrën e Kabinetit pas kryeministrit.
James Cleverly është emëruar si sekretar arsimi – personi i tretë që mban atë post brenda pak ditësh.
Ish-sekretari i drejtësisë Robert Buckland është emëruar si sekretar i Uellsit, duke zëvendësuar Simon Hart.
Shailesh Vara është emëruar Sekretar i Irlandës së Veriut, e ka konfirmuar Downing Street.
Ai do ta zëvendësojë Brandon Lewis, i cili dha dorëheqjen nga posti sot. /Telegrafi/