Site icon Telegrafi

Johnson: Brexit zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët

Bisedimet mbi kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, që fillon sot, do të çojnë drejt një zgjidhjeje të kënaqshme për të dyja palët, që do të përfitojnë për një kohë të gjatë, tha sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të mendojmë për të ardhmen, për partneritetin e ri, një partneritet serioz dhe të veçantë,  që duam të ndërtojmë me miqtë tanë”, tha Johnson gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Luksemburg, raporton DPA.

Ai vuri në dukje se një qasje e tillë në bisedime do të jetë e mirë si për Mbretërinë e Bashkuar po ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës në planin afatgjatë.

Exit mobile version