Telegrafi

Johnny English sërish në aksion, Atkinson kthehet në rolin e agjentit sekret

(Foto: Getty Images)

Në muajin shtator pritet të vijë vazhdimi i tretë i filmit për agjentin Johnny English, me Rowan Atkinsonin në rolin kryesor.

Aventura e re e filmit aksion-komedi fillon kur pas një sulmi kibernetik, zbulohet identiteti i të gjithë agjentëve sekretë në Britani të Madhe.

Në këtë mënyrë, English mbetet shpresa e fundit e shërbimeve sekrete.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rowan Atkinson

Ai detyrohet të kthehet nga pensionimi dhe niset në misionin, në të cilin duhet ta gjejë hakerin, i cili e ka bërë sulmin.

Si agjent sekret nga shkolla e vjetër, Johnny përballet me sfidat e teknologjisë së re për ta kryer me sukses misionin.

Krahas Atkinson, në rolet kryesore paraqiten edhe Olga Kurylenko, Jake Lacy e Emma Thompson.

Realizimi i filmit i është besuar regjisorit David Kerr. /Telegrafi/