Telegrafi

John Wall me driblim nga prapa çon në publik kundërshtarin, e fiton ndeshjen me ngulitje (Video)

John Wall po vazhdon me paraqitjet e tij spektakolare këtë sezon.

Super plejmejkeri i Washington Wizards tregoi kapacitetin e tij prej superylli kur pranë rezultatit 111-110 për ekipin e tij, pas një gjuajtje kruciale të humbur nga Carmelo Anthony, e kapi topin dhe në kundërsulm tejkaloi lojtarin e Neë Yorkut, Brandon Jennings me një driblim nga prapa, duke çuar atë në publik me ç’rast e përfundon ndeshjen me ngulitje.

Lëvizja e rrallë e Wall vjen në një nga duelet më të rëndësishme të sezonit, kur edhe ekipi i tij po kalon formë të shkëlqyer, shkruan Telegrafi.

Wall po tregohet fundamental për skuadrën e tij duke qenë bartës ku edhe në këtë duel realizoi 29 pikë.

Përkundër këtyre paraqitjeve të shkëlqyera, Wall nuk arriti të zë një vend si startues në ndeshjen All Star. /Telegrafi/