Telegrafi

John Travolta: Po ndihem mirë si tullac

John Travolta (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)

Aktori me stilin e ri të pamjes po pëlqehet nga fansat dhe miqtë e vetë.

John Travolta ka befasuar fansat me kokën e rruar plotësisht dhe siç tha ai vetë, këtë stil të ri do ta mbajë edhe për disa kohë.

Kohët e fundit, aktori amerikan ka arritur numrin e një milion ndjekësve në llogarinë personale të Instagramit.

“Hey të gjithë, ky është John Travolta. Ajo që më bën të lumtur është se ne kemi më shumë se një milion ndjekës në Instagram”, ka thënë aktori i cili më pas largoi kapelën për të treguar pamjen e re.

“Ndihem mirë, stili im i ri është në të vërtetë një ide e Vitit të Ri dhe pasi që të gjithë e pëlqyen atë, vendosa ta mbaj për pak kohë”, tha Travolta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth John Travoltës

Një nga tifozët më të mëdhenj të stilit është vajza e aktorit, Ella ku zbuloi se bukuroshja nuk është tinejxher tipike pasi që vazhdimisht e pyet rreth argëtimeve.

Ndryshe, Travolta është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë muajve në vazhdim të këtij viti. /Telegrafi/